Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se Moska është e gatshme të negociojë me Ukrainën pa parakushte gjatë një takimi me të dërguarin amerikan Wittkow, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.
Wittkoff u takua me Putinin për tre orë në Moskë të premten për të diskutuar planin e SHBA për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se të dy palët janë “shumë afër një marrëveshjeje”, pavarësisht dallimeve të dukshme në pozicionet e tyre.
Në të njëjtën kohë, duke shprehur zhgënjimin e tij për sulmet e fundit me raketa ruse në zonat civile, Trump vuri në dyshim nëse Putin ishte i sinqertë për përfundimin e luftës.

“Putini nuk ka asnjë arsye që të ketë gjuajtur raketa në zona të populluara, qytete dhe fshatra në ditët e fundit. Kjo më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron të ndalojë luftën,” shkroi Trump në platformën Truth Social.