Kryeministri Rama, gjatë vizitës në portine Durrësit me sipërmarrësit, u shpreh se skanimi ka ulur ndjeshëm kontrabandën dhe se përtej kostos që ka koncensioni ka ulur ndjeshëm informalitetet. Më tej ai u shpreh i gatshëm të ndërtojë urë bashëkpunimi me instancat përkatëse për ndërtimin e shkollës profesionale.

“Të kalojm në një skemë që të jetë jo transparente, po me një numër më të vogël kontrollesh të befasishme. E vërteta është që përtej kostos që ka ky koncension, e ka të mirën që e ka ulur ndjeshëm kontrabandën. Ne nuk kemi cfarë flasim, është një gjë për tu bërë, ta bëjmë fakt. Nga sot, ju të keni këtë lloj regjimi. Për pjesën e shoferëve ky është një problem shumë më i madh sepse ka dhe vende të tjera që po e kalojnë këtë hall sidomos për këtë lloj pune.

Pagat i kemi rritur në 1500-2000 euro, mbase duhen rritur akoma. Përsa i përket shkollës, jemi të gatshëm të ndërtojmë një bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Autoritetit Portual dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, një shkollë profesionale ku merren kurse të caktuara që ju vlejnë shoferëve tuaj për ato procese që janë speciale. Na duhet thjesht që ju të bëni një propozim konkret, sa njerëz duhen, cfarë mendoni ju se kërkohet nga pikëpamja e shtetit. Kemi bërë një masë të madhe lehtësimesh nga natyra burokratike.”