Ekonomia shqiptare parashikohet të ketë një ecuri pozitive dhe të qëndrueshme.

Banka Botërore vlerëson se Rritja ekonomike pritet të ndikojë në uljen e varfërisë në Shqipëri. Inflacioni pritet të kthehet në objektivin 3% gjatë vitit 2025 dhe të luhatet rreth këtij niveli për periudhën afatmesme. Borxhi publik parashikohet të bjerë më tej, duke arritur mesatarisht në 52,8% të PBB-së gjatë periudhës 2025–2027.

“Ne presim që rritja ekonomike e Shqipërisë të vijojë të jetë e qëndrueshme në të ardhmen e afërt, megjithëse pasiguritë rreth tregtisë globale dhe rritjes së përgjithshme paraqesin rreziqe potenciale. Për të mbështetur qëndrueshmërinë e rritjes së saj ekonomike, Shqipëria duhet të vazhdojë zbatimin e reformave që synojnë rritjen e produktivitetit, përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe ndërtimin e një shteti digjital, duke u integruar më tej me vendet fqinje dhe Bashkimin Evropian.”

Ekonomia e Shqipërisë parashikohet të rritet me 3,2% në vitin 2025 dhe 3,1% në 2026, pavarësisht pasigurisë së politikave tregtare globale dhe ndryshimeve që po ndodhin në perspektivën globale.projeksioni I pranveres është pak I ulët se ai I bërë në dhjetor të vitit të kalaur.

përshpejtimi i zbatimit të reformave të anëtarësimit në BE nga vendet e Ballkanit Perëndimor –siç janë anëtarësimi në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe futja e “korsive të gjelbra” për të përmirësuar tregtinë ndërkufitare – mund të nxisin rritjen e mëtejshme të besimit të biznesit, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës.