Rusia ka njoftuar se po planifikon të ndërpresë luftimet në Ukrainë nga mesnata e 7-8 majit deri më 11 maj.
Pauza përqendrohet rreth festimeve të 80-vjetorit të Rusisë që shënojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore.
Në një postim në Telegram, Kremlini thotë se Rusia “beson se pala ukrainase duhet ta ndjekë këtë shembull”.

“Në rast të shkeljes së armëpushimit nga pala ukrainase, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse do të ofrojnë një përgjigje adekuate dhe efektive”, shkruhet në mesazh.
“Pala ruse deklaron edhe një herë gatishmërinë e saj për negociata paqeje pa parakushte, që synojnë eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës ukrainase dhe ndërveprimin konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë.”