Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka përshëndetur hapjen e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm, duke e cilësuar një zhvillim të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Në një reagim zyrtar, delegacioni thekson rëndësinë e miratimit dhe zbatimit të reformave në përputhje me standardet evropiane.
Another important step for Albania🇦🇱 on its EU🇪🇺 journey: the opening of the internal market cluster! Now it’s important to adopt and implement the EU-related reforms. Continued alignment with the EU acquis brings Albania closer to a united and more secure Europe. 1/2 pic.twitter.com/GOw8zAjt3C
— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) April 15, 2025
“Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian: hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në. Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt”, shkroi ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato.
Delegacioni e mbyll deklaratën me zotimin se BE do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij procesi integrues.