Rama: Nuk kam ardhur këtu sot që t’ju marr përdore e për t’ju zhytur në legjenda, por për të shkuar në një marshim të fundit drejt tokës së premtuar të Evropës.
Sot na ka zgjedhur ne fati për t’i dhënë shtysën e fundit gurit të lirisë duke mos e lënë më të rrokulliset të poshtë por duke e vendosur në këndin e ndërtesës europiane, aty ku së bashku do të ngjisim edhe flamurin më të bukur në botë. Nuk ka në Ballkan një popull të dytë si shqiptari, që të jetë ngulur në majë të një shkëmbi për ti mbijetuar gjithçkaje dhe gjithkujt, ndaj nuk ka në Ballkan një komb tjetër më të njehsuar e ndjenjën e përkatësisë europiane.
Ne shqiptarët nuk mund ta humbasin takimin me historinë për mustaqet e Kujtim Gjuzit sepse kjo është e vërteta. Të takosh historinë apo të futesh nën mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Është koha që të nisim jo fushatën elektorale të radhës por kuvendimin e madhe të maleve e të fushave, të qyteteve e fshatrave, përtej të majtës e djathtës, për Shqipërinë zonjë në sallon e madh të familjes së bashkuar europiane, sa më të bashkuar për fatin që na ka ardhur në dorë, por jo përgjithmonë, sepse takimet me historinë nuk presin e nuk shtyhen dot sipas qejfit tonë, ne duhet t’i shkojmë rrugës së hapur të fatit pa paragjykime për njëri-tjetrin dhe pa tundim për budallallëqet e radhës.