Në takimin e kryeministrit Edi Rama me gratë e vajzat e Kavajës, zhvilluar paraditen e sotme në pallatin e kulturës “Mustafa Krantja”, drejtuesja politike e qarkut Tiranë Elisa Spiropali u shpreh se kundërshtarët janë hipokritë, pasi kur njerëzit janë me PS janë kriminelë, ndërsa kur zhyten në kënetë, i shesin si të pastër.
Ajo shtoi se zgjedhja më 11 Maj është mes Europës e Kënetës.

“Vajzat e gratë e Kavajes nuk duan të kthehen në gropë dhe në kënetë, por ta çojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian, që qytetarët shqiptarë me Pasaportën Europiane, pasaportën e dinjitetit, të bëhen të të barabartë me qytetarët europiane.

Aleanca e vjeturinave na paska nxjerrë nga gropa një kandidat me mbiemrin Roshi. Kur janë me ne, i quajnë kriminelë; kur zhyten në kënetë, i shesin si të pastër!
Më 11 maj japim shembullin e fortë që gratë e Kavajës do të votojnë për numrin 5 PS dhe Ramën.

Më 11 Maj gratë dhe vajzat e Kavajës do e thajnë kënetën, do i prijnë fitores.
Zgjedhja sot është e qartë: O me interesin kombëtar, o për hallin e një njeriu të vetëm; o me Shqipërinë, o me hallin e një familjeje të vetme; o me Ramën në Europë, o me ata e në gropë. Ne nuk luftojmë për pushtet, qeverisja jonë është një mjet për t’u shërbyer shqiptarëve. Bashkë me gratë dhe vajzat e Kavajës, do ta nxjerrim Kavajën në krye të vendit.”