I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, ka deklaruar se sulmi i Rusisë ndaj Summyt ka kaluar çdo kufi. Me anë të një postimi në mediat sociale, Kellogg i ka përshkruar sulmet me raketa balistike si “të gabuara”
Më tej ai ka shtuar se SHBA-ja mbetet e përfshirë në ndërmjetësimin për t’i dhënë fund konfliktit, duke thënë se kjo është arsyeja pse presidenti Trump po punon shumë për t’i dhënë fund kësaj lufte.
Ndërkohë të paktën 32 persona, mes tyre dy fëmijë, kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmeve ruse të dielën në Summy. Ndaj sulmit kanë reaguar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer.