Igli Tare dhe drejtuesit e Milanit do të takohen në fillim të kësaj jave. Mediat italiane, kanë raportuar sot njëzëri, se shqiptari është kthyer në favoritin numër 1 për t’u emëruar drejtor sportiv i ‘djallit’. Pas Ibrahimovic, edhe Furlani, drejtori ekzekutiv i Milanit, është bindur për të takuar Taren këtë të hënë ose maksimumi të martën.
Fabio Paratici nuk llogaritët më, ndërsa Atalanta e ka shprehur qartë qëndrimin se nuk dëshiron të negociojë për Tony D’Amicon. Sakaq Giovanni Sartori është në kontratë me Bologna-n dhe ashtu si Atalanta klubi nuk dëshiron të negociojë.
Tare do të takohet me Furlanin për të përcaktuar detajet dhe kërkesat që ka Milani, me qëllim për të gjetur marrëveshjen. Nëse gjithçka do të jetë në rregull Tare do të nisë punën për të formatuar ekipin e sezonit të ri, që fillon nga trajneri pasi Conseisao sipas të gjitha gjasave do të largohet. Sipas Gazzeta Dello Sport Tare qëllimin kryesor i shqiptarit është të kthejë në stolin e Milanit Masimiliano Allegri.
Edhe nëse Tare do të gjejë akordin me Milanin marrëveshja nuk do të zyrtarizohet minimum deri në fundjavë, ndërsa sipas disa mediave ‘djalli’ do ta prezantojë drejtorin e ri në fillim të muajit të ardhshëm.