Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Romë, ku një djalë 13-vjeçar është vrarë aksidentalisht me armën e vëllait të tij.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën mbrëma, kur i mituri u plagos rëndë në kokë dhe u dërgua menjëherë në spitalin San Camillo të Romës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, të cilët ndërhynë menjëherë për ta shpëtuar, 13-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm, pas disa ditësh në gjendje të rënduar. Sipas mediave të huaja, i mituri ndodhej në shtëpi me babin dhe vëllain e tij. Dyshohet se vëllai kishte lënë armën e çmontuar mbi një tavolinë dhe kishte shkuar të bënte dush.
Ndërkohë, 13-vjeçari në mungesë të vëllait, ka marrë pjesët e ndryshme të armës dhe ka tentuar t’i rimontojë, duke shkaktuar kështu tragjedinë.Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Romë, ku një djalë 13-vjeçar është vrarë aksidentalisht me armën e vëllait të tij.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën mbrëma, kur i mituri u plagos rëndë në kokë dhe u dërgua menjëherë në spitalin San Camillo të Romës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, të cilët ndërhynë menjëherë për ta shpëtuar, 13-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm, pas disa ditësh në gjendje të rënduar.
Sipas mediave të huaja, i mituri ndodhej në shtëpi me babin dhe vëllain e tij. Dyshohet se vëllai kishte lënë armën e çmontuar mbi një tavolinë dhe kishte shkuar të bënte dush. Ndërkohë, 13-vjeçari në mungesë të vëllait, ka marrë pjesët e ndryshme të armës dhe ka tentuar t’i rimontojë, duke shkaktuar kështu tragjedinë.