Tapeti I Arenës së Bratislavës I pati të forta ngjyrat kuqezi. Dy mundësi të kombëtares shqiptare arritën sukses të madh në Kampionatin Europian që zhvillohet në Sllovaki, dhe në podium u ngjitën Çermen Valijev dhe Zelimhan Abakarov.
Valijev, 26-vjeçari me origjinë nga Osetia, dhe I natyralizuar si sportist shqiptar, arriti maksimumin e mundshëm dhe u shpall kampion I kontinentit.
Ai fitoi medaljen e artë në peshën deri në 74 kg në stilin e lirë.
Finalja ishte e fortë pasi përballë pati rusin me klas dhe me përvojë, Zaurbek Sidakov, por Valijev ia doli me shifrat 4-2.
Ky ishte suksesi I tij I dytë I madh për Shqipërinë, pasi verën e kaluar fitoi të parën medalje kuqezi në histori në Lojrat Olimpike.
Në Paris 2024, arriti vendin e tretë pra meritoi bronzin. Suksesi I dytë I kombëtares në Sllovaki ishte falë të natyralizuarit tjetër, Zelimhan Abakarov.
Në moshën 31-vjeçare ai mori medaljen e bronzit në peshën deri 61 kg në stilin e lirë. Në finalen e vogël, Abakarov mundi mundësin nga Moldavia, Leonid Kolesniç.
Veterani I mundjes u bë I pari sportist I Shqipërisë që u shpall kampion I botës, dhe kjo ndodhi në 2022, ndërsa në kampionatet europiane kishte fituar më herët dy medalje argjendi.