Ka provuar kulme dhe vazhdon të shkëlqejë, por zakonin nuk e harron. Luis Suarez ka qenë gjithmonë një futbollist i shquar, por edhe një njeri problematik në fushë, dhe ia ku iu kthye versionit të tij më të errët.

Në ndeshjen mes ekipit të tij, Majemi dhe Galaksisë nga Los Anxhelos, fituar 3-1 me dy gola të Lionel Mesit, sulmuesi uruguajan kafshoi një lojtar. Këtë herë, madje, ndodhi më keq sesa në të kaluarën, sepse Suarezi ia nguli dhëmbët një shoku të skuadrës, Zhordi Albës. Ndoshta, në një moment acarimi, I ishin errur sytë dhe nuk e kuptoi se çfarë bëri. Padyshim, që pritet një ndëshkim I ashpër për të.

Siç e thamë, sulmuesi ka kafshuar edhe në të kaluarën. Një nga momentet më famëkeqe ka qenë ndaj mbrojtësit të Italisë, Xhorxho Kielini, kur Uruguaj u ndesh me të kaltrit në ndeshjen e grupit në Kupën e Botës 2014, madje shpëtoi pa marrë as karton të verdhë apo të kuq.

Natyrisht, u ndëshkua më vonë. Një kafshim I tmerrshëm ishte ai në Premier Ligën angleze, në sfidën Liverpul-Çelsi që përfundoi 2-2. Në atë rast, ai ishte agresor ndaj mbrojtësit të Bluve të Londrës, Branislav Ivanoviç. Luis Suarez ka kafshuar edhe kur ishte lojtar i Ajaksit.