Duket se me afrimin e ditës së zgjedhjeve, kreu i PD-së Sali Berisha ka nisur të përgatisë artikulimin për skenarin e humbjes dhe mospranimit të rezultatit. Gjatë konferencës “Global She,” ku i pranishëm ishte edhe Berisha, nga salla u pyet ish-eurodeputeti i CU-së, Elmar Brooks, se nëse në zgjedhjet e majit “nuk respektohen standardet demokratike,” a do të angazhohej ai personalisht në mëbshtetje të opozitës shqiptare?
Por, ajo që ra në sy – siç shihet edhe në video – është se pyetja, që në fakt duket si një deklaratë disfate para zgjedhjeve, mori më shumë duartrokitje se ç’kanë marrë deri tani thirrjet entuziaste për fitore të Berishës.
