Sot është përuruar hapja e Vila 31 Art Explora te shtëpia private e ish diktatorit Enver Hoxha në bllok. I pranishëm në ceremoni mes ambasadorësh dhe krijuesish ishte dhe kryeministri Rama për të cilin u folën fjalët më të mira që realizoi ëndrrën e një brezi.
“Vila 31 x Art Explora – ish-rezidenca e një epoke të errët e kthyer në një qendër inovative artistike dhe kulturore, mirëpret rezidentët e parë nga Franca, Tunizia, Libani, Malta, Italia e vende të tjera duke sjellë një program kulturor të hapur për të gjithë: performanca, diskutime, punëtori, lexime dhe shfaqje filmash
9-13 Prill, hyrja e lirë për të gjithë.” – shkruan në rrjetet sociale kryeministri Rama. A.K./TemA