Gjykata e Durrësit ka lënë në burg çiftin irlandez që vodhën 41 mijë euro në Durrës pak ditë më parë. Gjyqtarja Suela Xhani ka dhënë si masë sigurie “arrest në burg” për burrin dhe masë alternative për bashkeshorten: te paguaj garanci 5 mije euro brenda pesë ditësh.
Nëse ajo paguan si garanci këtë shumë, masa e sigurise per bashkeshorten do te ndryshoj ne detyrim paraqitje dy here ne muaj prane oficereve te policise gjyqësore deri në përfundim te hetimeve.
Pak ditë më parë, çifti irlandez u mori 41 mijë euro disa fëmijëve që kishin gjetur këtë shumë në një çantë në lagjen 13 të Durrësit duke u thene te miturve se çanta ishte e tyre. Me te mare çanten çifti u nis ne drejtim te malit te zi. Por teksa kuptuan se ishin zbuluar nga policia, vendosen te dorezonin shume e eurove ne policine e shkodres