Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për mediat lidhur me procesin e votimit të diasporës, duke theksuar hapat që po ndërmerren për realizimin e procedurës. Ai njoftoi se kanë filluar të fusin fletët e votimit në zarfe dhe se nesër në mesnatë do të përfundojnë vulosjen e tyre.

Celibashi u shpreh se procesi i dokumentacionit zgjedhor do të përfundojë brenda kësaj jave dhe se fletët e votimit do të dërgohen gradualisht në destinacione të ndryshme, përfshirë Greqinë, Italinë, SHBA-në dhe vende të tjera ku jetojnë shtetas shqiptarë. Ai gjithashtu përmendi se do të ketë një sistem të posaçëm për shpërndarjen e fletëve të votimit: postieri do të bëjë deri tre tentativa për dorëzimin e tyre në adresë, dhe nëse nuk arrin ta gjejë personin, do të lërë një shënim me udhëzime për marrjen e fletës në zyrën postare. Ky proces është një hap i rëndësishëm për të mundësuar pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në zgjedhje, duke garantuar një shpërndarje të sigurt dhe të kontrolluar të fletëve të votimit.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi: Këtu në Parkun Olimpik janë prezent dhe disa subjekte politike, që po monitorojnë procesin. Kemi nisur me futjen fletëve të votimit në zarfe. Nesër në mesnatë përfundojmë vulosjen e fletëve të votimit. Dokumentacionin zgjedhor shpresojmë ta mbyllim brenda javës. Pjesë-pjesë, fletët e votimit do shkojnë në vende të ndryshme të botës, si në Greqi, Itali, SHBA etj. Postieri shkon herën e parë dhe nëse nuk e gjen në banesë X shtetas, i lë shënim që nuk të gjeta, do ketë shënim edhe për takim deri për herë të tretë. Më pas i lihet takim në zyrë postare dhe i bëhet thirrje të paraqitet në kutinë postare.