Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xhelal Mziu, 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë.
Sipas policisë rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Kalosh Murra, 33 vjeç, punonjës i njësisë administrative Ostren, banues në Shupenzë.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
