Pasi e anatemuan, Zegjine Çaushi është kthyer tashmë në figurën me aktive dhe prezente në media nga lista e hapur e kandidatëve të PS për qarkun Fier. Gazment Bardhi është objektivi i saj, duke ngritur stekën politike lart, pavarësisht se rishtare. Kjo dallohet qartë dhe nga interaktiviteti i shumtë që ka në platformat e saj publike.
Në një video të postuar sot në faqen e saj rrjetet sociale Çaushi thumbon bardhin duke dhënë detaje nga jeta e tij e natës: “Gazo, mirëmëngjes yllo, si mu gdhive sot. Se ti më rri dhe vonë natën e më pi xhin me Gentin tek për tek me sytë me xixa. Populli thotë ata që shëtisin në 2 të natës nuk merren me punë të mira”.
Më tej kandidatja e PS vijon me ironinë e saj duke e sulmuar drejtuesin e PD në Fier në pjesën e aktivitetit të përditshëm politik. “Po fushatë do bësh o Gazo. Apo vetëm postime me kallëzime. Njerëz do takosh Gazo, apo hiç se s’ka njeri që të ta hapë derën. Vetmia e madhe e Gazit, as luani nuk është kaq vetëm. Pesën Gazo, mos harro”, e mbyll mesazhin e saj Zegjine Çaushi.
Përtej aktivizimit të vazhdueshem në rrjetet sociale si dhe takimeve në terren vlen të shihet efekti elektoral që do të ketë e reja 26-vjeçare, por duket qartë se ajo ka tashmë një strategji shumë të zgjuar për t’u bërë e njohur dhe për të marrë sa më shumë vota.