Gjykata e Tiranës ka miratuar formatin e formularit për të drejtën e ankimit të votuesve jashtë Shqipërisë të cilëve nuk u janë miratuar aplikimet për tu regjistruar në listën e zgjedhësve. Diaspora do të ketë 2 ditë afat që të ankohet në bazë të parashikimeve ligjore në fuqi të kodit zgjedhor.
Procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 11 majit u mbyll më 4 mars. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë regjistruar 365,166 kërkesa, ndërsa mbi 234 mijë janë përpunuar. Aktualisht, 18 mijë aplikime janë ende në proces shqyrtimi.
Bazuar në pjesëmarrjen e mëparshme zgjedhore, vota e diasporës pritet të përfaqësojë rreth 15% të totalit të elektoratit.