Vijon shpërndarja e fletëve të votimit për votuesit e diasporës. Deri më tani janë dërguar 57 646 zarfe drejt gjashtë shteteve.
57,646 zarfe me fletët e votimit janë nisur deri më tani në diasporë për zgjedhjet e 11 Majit. Deri më tani janë dërguar fletët e votimit për votues të qarqeve Durrës, Berat, Dibër, Elbasan dhe Kukës, të cilët jetojnë në shtetet si Italia, Greqia, Gjermania, Franca, Britania dhe SHBA.

Zarfe të dërguara sipas qarqeve
Durrës 24,872
Berat 15,502
Dibër 9,582
Elbasan 7,650
Kukës 40
Zarfe të dërguara sipas shteteve
Itali 26,388
Greqi 15,669
Gjermani 5,580
Mbretëria e Bashkuar 3,760
Shtetet e Bashkuara te Amerikës 2,484
Franca 974