Kombëtarja shqiptare do të luajë 2 përballje shumë të rëndësishme në muajin qershor. Fillimisht do të presim Serbinë në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor, ndërsa 3 ditë më pas do të udhëtojmë në transfertë për t’u përballur me Letoninë.

Sylvinho ka publikuar listën paraditen e sotme, ndërsa ka folur edhe në konferencën për shtyp. Timonieri ka treguar për zgjedhjet e bëra dhe çfarë presim nga 2 përballjet e ardhshme.

“27 futbollistë, a është ky grupi më i mirë që ka Shqipëria? Moment specifik i sezonit. Shumë futbollistë po përfundojnë sezonit. Disa mund të jenë të lodhur pasi kanë luajtur shumë, disa më pak e disa vijnë prej pushimeve. Ne kemi 7 ditë në dispozicion për të zhvilluar përgatitjet. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ne.

Përballja me Serbinë dhe çfarë mesazhi do t’u jepni lojtarëve dhe tifozëve para kësaj ndeshje që dihet se ka edhe histori nga pas? Janë ndeshje të vështira, me kundërstharë fizikisht të mirë. Na duhet të punojmë mirë për këto 2 sfida. Unë kam nevojë për 27 futbollistët dhe duhet të fokusohemi te loja jonë dhe futbolli që dimë të luajmë. Jemi ekip që luajmë me shpirt në fushë me indentitet. Duhet të fokusohemi të bëjmë punën më të mirë.

Efekti surprizë, a do të eksperimentoni me ndonjë sistem ndryshe për të befasuar kundërshtarët? Kemi 7 ditë resht që duhet të përgatitemi dhe të 27 futbollistët janë shumë të rëndësishëm. I njohim kundërshtarët dhe i kemi parë ndeshjet e fundit të tyre. Ndoshta mund të kemi disa ndryshime, por duhet të shikojmë edhe gjatë përgatitjeve.

Nga ana cilësore a është në gjendje Kombëtarja për të marrë fitoren? Ndeshje të forta, të vështira dhe shumë fizike. Kemi 1 vit që luajmë me ekipe të fortë dhe kjo do na ndihmojë. Edhe ata luajnë fort, pasi kanë futbollistë me shtat të lartë. E rinisin lojën shumë mirë, kanë cilësi, por ne do ta përgatisim mirë këtë duel dhe do të hyjmë në fushë për rezultat pozitiv.

A kemi një plan që futbollistët të jenë sa më të ftohtë dhe të luajnë futboll pa u përfshirë emocionalisht? Jam i sigurtë që duhet të punojmë për këtë element. Është ndeshje speciale dhe fusha është fushë dhe kanë 90-të minuta për të luajtur. Që në ditën e parë do të fokusohemi në këtë element. Lojtarët që do të vijnë duhet të jenë të fokusuar dhe të japin shpirtin në fushë. Nuk ka khë për të humbur, pasi çdo minutë në fushë vlen shumë. Unë iu kërkoj lojtarëve që të japin shpirtin në fushë dhe të bëjnë më të mirën.

A e kemi betejën në grup vetëm me Serbinë, pasi Anglinë se arrijmë dot? Tani që të jemi të sinqertë në letër Anglia është e fortë. Ka lojtarë të nivelit të lartë dhe në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne duhet të marrim pikat tona dhe në 180 minutat që kemi të grumbullojmë sa më shumë pikë. Në tetor dhe nëntor mund të shikojmë se sa shanse do të kemi.

A ka ndonjë futbollist që e keni kontaktuar dhe ka ngelur jashtë në këtë listë? Jam dakort me pyetjen. Julian Shehu është i ri, është hera e dytë në listë. Dajsinani është hera e parë. Aljii është kthyer, Pajaziti është hera e tretë mos gabohem. Unë një vit e gjysmë më parë, edhe ne harrojmë ndonjëherë për punën që bëjmë, kam kërkuar të printonim listën e parë që kemi bërë, ka shumë ndryshime. Janë 10 persona që punojnë ditën, pasdite, natën, pas lojtarëve që mund të përmirësojmë ekipin. Këtë po bëjmë, fusha flet, duhet të zgjedh 11. Jemi të kënaqur me lojtarët që janë te ne, që po përmirësohen. Po përmirësojnë ekipin, sjellin gjëra të rëndësishme, është e vërtetë që ka limite, nuk mund të bësh shumë ndryshime në çdo grumbullim. Edhe të tjerët, edhe Anglia, jemi të kënaqur nga këta 27 dhe pres shumë nga të gjithë ata. Dhe nëse ka ndonjë tjetër, ne jemi në ndjekje për ta parë, por jam krenar për lojtarët në këtë moment.

Presidenti i Serbisë ka bërë thirrje vetëm për fitore ndaj nesh. Çfarë do t’i thoje? Është mendimi i tij dhe ka të drejtë të thotë çdarë të dojë. Ne do të duhet të futemi shumë fort në fushë. Futbolli do të flasë vetë dhe në do të punojmë fortë për këtë.

Christian Shpendi? Futbolli nuk bëhet vetëm brenda 24 orëve, pra nëse është duke performuar mirë momentalisht duhet futur në lojë, sa më shumë që një lojtar që grumbullohet dhe përgjigjet në fushë, aq më shumë shanse ka që të thirret prapë. Unë besoj te një ekip që ka bazë dhe që mund të rritet dhe të shtojë 3 ose 4 elementë. Nuk besoj në 10 ndryshime për çdo grumbullim, por te një grup që jep më të mirën.

I trembeni atmosferës dhe ngarkesës që mund të ketë te futbollistët? E kam dëgjuar diku diçka të tillë, por e bukura e futbollit është se zgjat 90 minuta dhe këtë e kam e mësuar shumë vite më përpara me eksperiencë. Janë dy ndeshje të vështira ku duhet të futemi shumë fort në fushë, të bëjmë më të mirën e mundshme dhe futbolli do të flas vetë. Unë jam i lumtur me lojtarët që kam përzgjedhur dhe do të punojmë fort. E kam parë atë që ka ndodhur vite më përpara dhe nuk shqetësohem sepse do ti përgatisim lojtarët për të luajtur futboll 90 minuta dhe do të bëhet diferenca. E bukura e kësaj Kombëtare është se kemi lojtarë nga të gjitha anët e botës dhe kemi një lojtar shqiptar në Argjentinë. Unë besoj që lojtarët më të mirë në qarkullim janë këta 27 që ne kemi përzgjedhur, sigurisht që ne kemi parë edhe lojtarë të tjerë, kemi listë prej 15-20 lojtarësh që nuk janë grumbulluar por i vëzhgojmë vazhdimisht, por jam i kënaqur me ata që kemi grumbulluar.

Të shtunën Asllani do të luajë në finalen e Champions League? Është një nga ndeshjet më të bukura në botë dhe shpresoj të jetë e tillë. Ne jemi krenar për të që luan në nivele të tilla. Është ndeshja më e bukur në botë, kam luajtur edhe unë një sfidë të tillë. Është një futbollist shumë i mirë dhe bën gjithmonë mirë. Nuk humbet asnjë stërvitje dhe punon shumë. Është një lider.

27 futbollistë, nga cili repart pret më shumë të bëjë diferencën? Të gjitha pjesët janë të rëndësishëm. Nuk besoj se ka një repart që mund të fitojë ndeshjen. Janë 11 lojtarë që luftojnë dhe janë në aksion për të fituar sfidën. Duhet të gjesh një lloj ekuilibri për të bërë mirë. Ne do të punojmë shumë për këtë”, ka përfunduar braziliani.