Duket se edhe kjo sagë mori fund. Pati shumë “tym të zi” për të ardhmen e Karlo Ançelotit tek Brazili, por tashmë gjithçka po qartësohet. Mediat në kryeqytetin e Spanjës pa ngurruar lajmërojnë se trajneri italian do të kthehet nga “merenges” në brazilian, dhe se kjo do të ndodhë shpejt.

Ndeshja e fundit e tij në stolin madrilen, sipas së përditshmes “Marka”, do të jetë të dielën e 11 majit në fushën e Barcelonës.
Anceloti do të synojë ta mbyllë me nder, me një fitore, për t’i dhënë mundësi Realit të pretendojë titullin në La Liga.
Kampionët e Spanjës janë 4 pikë prapa katalanasve, ndërsa deri në fund të kampionatit mbeten edhe 4 javë.

Skuadrën “mbretërore” do ta drejtojë për disa kohë Santiago Solari, për t’i bërë vend sipas të gjitha shanseve, Shabi Alonsos, trajnerit bask të Leverkusenit.

Vetë 65-vjeçari nga Rexho Emilia do të emërohet si trajner I Brazilit, dhe do të drejtojë pesë herë kampionët e botës në qershor ndaj Paraguajit dhe Ekuadorit në eliminatoret e Botërorit.

Natyrisht, ëndrra e madhe e Ançelotit është të fitojë titullin e gjashtë me “selesaon”, e cila pret që nga viti 2002.

Italiani është trajneri me më shumë trofe tek Reali, plot 15, përfshi 3 Champions dhe dy La Liga, është tekniku me më shumë tituj në Ligën e Kampionëve, pesë, si dhe I vetmi njeri I stolit që ka fituar të paktën një herë pesë kampionatet më të fortë të Europës, në Itali, Spanjë, Angli, Gjermani dhe Francë.