Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtuesi politik për diasporën, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca është e hapur për kod të ri zgjedhor.

Për mediat, Balla u shpreh se pas ankesave të partive të reja, është i gatshëm për bisedime.

“Jemi të hapur. Do të bisedojmë për kodin zgjedhor”, theksoi ndër të tjera Balla.