Barcelona vijoi festën e titullit kampion. Këtë herë, trofeun e La Liga e ngriti në stadiumin e saj, në sfidën e parafundit të sezonit dhe të fundit në shtëpinë e saj.
Të dehur nga suksesi, të besuarëve të Hansi Flick dhe tifozëve “blaugrana” nuk iu bëri përshtypje humbja 3-2 përballë Vijareal, që gjithashtu kishte se çfarë të festonte me sigurimin matematikisht të pjesmarrjes në Champions edicionin e ardhshëm.
Miqtë kaluan të parët në epërsi, ndërsa në fraksionin e dytë përmbysën sërish shifrat, duke arritur objektivin më të rëndësishëm sezonal. Nuk mund të mungonte në këtë festë Lamin Jamal, që dhuroi një tjetër “magji” të tij në golin që barazoi përkohësisht rezultatin. Në fund, të gjithë ishin të lumtur, me Barcelonën dhe Villareal që presin vetëm mbylljen e sezonit.
Një fitore prestigji mori edhe Real Madrid.
Skuadra e drejtuar nga Karlo Anceloti kaloi 2-0 transfertën kundër Sevilla.
Por deri te suksesi madrilenët duhet të prisnin, që vendasit të mbeteshin në fushë me nëntë lojtarë, pas dy kartonëve të kuq.
Kilian Mbappe dhe Jude Bellingham shënuan golat e fitores për Real Madrid, që gjithashtu pret vetëm vërshëllimën e fundit të një sezoni pa asnjë trofe në Spanjë.