Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duket se janë pranë një marrëveshje tregtare. Maros Sefcovicc, komisioneri i tregtisë i Brukselit tha për Financial Times se palët po bëjnë përparim në arritjen e një marrëveshja që mund të përfshinte blerjen e 50 miliardë euro më shumë produkte amerikane.

Kjo sipas tij do të adresonte problemin e theksuar herë pas here nga presidenti Donlad Trump në marrëdhëniet tregtare të dy superfuqive. Muajin e kaluar, Trump vendosi tarifa universal prej 10% për pothuajse të gjitha mallrat që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Më pas edhe pse vendosi ti pezullojë përkohësisht tarifat agresive reciproke deri në 50% për vendet të caktuara, sërish ajo prej 10% për të gjithë partnerët tregtare përfshirë edhe Bashkimin Europian mbetet në fuqi.

Sefcovic tha se ka biseduar me sekretarin e tregtisë së Howard Lutnick si dhe përfaqësuesin tregtar të SHBA për mbylljen e deficitit tregtar mes palëve duke blerë më shumë gaz natyror të lëngshëm por edhe përmes blerjes së produkteve bujqësore të ndryshme.

Por, shtoi se do të ishte shumë e vështirë të arrihej një marrëveshje e pranueshme për shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe parlamentin.

Tregtia midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara ka qenë e tensionuar që kur administrata Trump vendosi një tarifë reciproke prej 20% për të gjitha mallrat nga blloku më 2 prill, të cilën presidenti e quajti “Dita e Çlirimit”. Menjëherë pas kësaj, ai i pezulloi këto tarifa për 90 ditë. Brukseli më pas njoftoi pezullimin 90-ditor për kundërmasat kundër Shteteve të Bashkuara.

Por, kjo situatë e tensionuar i ka lënë tregjet, qeveritë dhe konsumatorët të dyzuar dhe të shqetësuar për atë që vjen më pas.