Pas telefonatave me zyrtarët amerikanë, komisioneri i Tregtisë i BE-së Marosh Shefçoviç theksoi se Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar për të arritur një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Në një postim në platformën e mediave sociale X, ai tha se zhvilloi “biseda pozitive” me sekretarin e Tregtisë të SHBA-së Howard Lutnick dhe Përfaqësuesin e Tregtisë Jamieson Greer, duke shtuar se Komisioni i BE-së do të “qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e zgjati afatin për tarifat e tij të planifikuara prej 50% për mallrat e BE-së deri më 9 korrik, pas një telefonate me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Trump kishte thënë se bisedimet tregtare me Brukselin “nuk po çojnë askund” dhe se për këtë arsye ai dëshironte një tarifë të drejtpërdrejtë prej 50% për të gjitha importet e BE-së duke filluar nga 1 qershori.