Ka mbërritur në ambientet e SPAK lideri i opozitës Sali Berisha në gjyqin që do të mbahet ditën e sotme lidhur me dosjen ‘Partizani’.

Kjo çështje ka rreth 7 muaj ku avokatë të Berishës kanë kërkuar shtyrjen. Në orën 11 e 30 do të duhet të vendosin mbi kërkesën e SPAK që ka kërkuar të kalojë për gjykim çështja e dosjes ‘Partizani’ për Berishën, dhëndrin e tij dhe tre persona të tjerë.
Mbetet për tu parë vendimarrja e gjykatës nëse do të kërkojë kalimin për gjykim. Ligji e parashikon që seanca paraprake të zgjas 30 ditë, por nuk parashikon ndonjë sanksion për zvarritjen e tij.