PD përgatit skenarin e mosnjohjes së zgjedhjeve. Sic edhe pritej në daljen e tij për mediat, Berisha nisi të ankohet për procesin zgjedhor të 11 majit.

“Zgjedhjet e 11 majit u ndikuan që të gjitha nga krimi, bandat kriminale t qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ajo patronuan 301 deputetët të mazhorancës kriminale. Skena që ju patë në Vorë, ku bandat diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës, në të cilin zgjidhet kryebanditi mori vota 10 herë më shumë se kandidati i tij. Me thoni u vetë se si janë zhvilluar zgjedhjet. Pra në çdo aspekt këto ishin në zgjedhjet më të vjedhur, të plaçkitura dhe të dhunuara në historinë e Shqipërisë. Bandat kurrë nuk kanë pasur përfaqësuesit në parlament se sa në këtë parlament”, tha Berisha.