Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit lidhur me programin bërthamor janë në rrugën e duhur.

“Patëm bisedime shumë, shumë të mira me Iranin”, u tha Trump në një deklaratë për mediat. Dhe nuk e di nëse do të shpallim diçka të mirë apo të keqe në dy ditët e ardhshme, por kam një ndjenjë se do të jetë diçka e mirë. Ne kemi bërë përparim të vërtetë, përparim serioz”, shtoi ai.
Raundi i pestë i negociatave indirekte të ndërmjetësuara nga Omani u mbajt të premten në Romë.