Të mërkurën në mbrëmje, Thesari i SHBA-së njoftoi një “fond investimi për rindërtim” për Ukrainën, me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal që e përshkroi atë si “një marrëveshje ndërkombëtare vërtet të drejtë dhe të shëndoshë”.
Ministrja ukrainase e Ekonomisë, Yulia Svyrydenko, konfirmoi se të dyja palët e kishin nënshkruar marrëveshjen, duke shkruar me X se “falë lidershipit dhe marrëveshjeve midis presidentit Volodymyr Zelenskyy dhe presidentit Donald Trump, unë dhe sekretari i Thesarit, Scott Bessant kemi nënshkruar marrëveshjen midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara për të krijuar ‘’Fondin e Investimeve për Rindërtimin e Ukrainës’’.

“Falënderoj të gjithë ata që kontribuan në këtë marrëveshje dhe e bënë atë më të fortë. Ky dokument mund t’u sjellë sukses të dy vendeve tona: Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara”, shtoi ajo.