Në konferencën e parë pasi u konfirmua si kryeministër I Kanadasë, Mark Carney dha një mesazh të qartë për Donald Trump.
Sapo nisi fjalën e tij, Carney tha se qytetarët kanadezë zgjodhën një qeveri që nuk do të lëkundet përballë Trump dhe do të ndërtojë një ekeonomi të fortë.
“Të hënën, kanadezët zgjodhën një qeveri të re për t’iu kundërvënë Presidentit Trump dhe për të ndërtuar një ekonomi të forte. Kanadezët gjithashtu dërguan një mesazh të qartë se kostoja e tyre e jetesës duhet të ulet dhe komunitetet e tyre duhet të jenë të sigurta. Si kryeministër, i kam dëgjuar këto mesazhe me zë të lartë dhe qartë, dhe do të veproj sipas tyre me fokus dhe vendosmëri”
Edhe pse i shpalli sfidë presidentit amerikan, Carney konfirmoi se do të takohet me Trump të martën e javës së ardhshme, në Shtëpinë e Bardhë.

Ai theksoi se pati një bisedë konstruktive me Trump pas fitores që e bëri të pranonte vizitën në SHBA, por sipas liderit liberal, marrëdhëniet e vjetra me SHBA kanë mbaruar dhe tashmë fokusi është në bashkëpunimin e ardhshëm.
Pasi fitoi zgjedhjet, Carney kishte thënë se nuk do të kishte një takim me Trump, derisa sovraniteti I Kanadasë të diskutohej seriozisht. Presidenti amerikan ka përsëritur pretendimet e tij se Kanadaja duhet të bëhet shteti I 51 amerikan.
Gjatë konferencës së tij Carney tha ndër të tjera se parlamenti do të fillojë punën nga data 26 maj dhe mbreti Charles III do të mbajë një fjalim. Monarku britanik do të shoqerohet në vizitën e tij në Kanada nga Mbretëresha Camilla.