Sipërmarrësi Behgjet Pacolli, ku kompania e tij Mabetex është pjesë e konsorciumit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, tha sot se ky aeroport do të jetë shumë funksional, një vepër që nuk është parë në rajon dhe jam i bindur edhe më i bukuri”.

Në fjalën e tij në ceremoninë e organizuar me rastin e kryerjes së fluturimit të parë certifikues në këtë aeroport, Rama tha se “kur kam zhvilluar bisedat e para është folur për këtë aeroport dhe ishte e vështirë ta paramendoja se do të bëhet realitet”.

“Falenderimet e mia shkojnë për qeverinë e Edi Ramës, për vizionin që kanë patur, një vizion që unë e kam familjarizuar më ka pëlqyer dhe kam dashur ta mbështes. Një objekt I tillë ndodh me dëshirën me planin e hershëm të qeverisë Rama për të patur një aeroport. Kur kam ardhur për bisedat e para, ishte e vështirë ta mendoj se do bëhej realitet. Mbrëmë erdha nga një rrugë e largët, në aeroportin e Tiranës që vlonte prej punës. Shumë fluturime. Ajo më bëri edhe një herë me dije se ne duhet të përshpejtojmë dhe shpejt të hapim këtë aeroport, nuk është një luks por një nevojë. Këtë iu them bashkëpunëtorëve të mi, nuk është punë për dekor, por është një punë madhështore, që do i kontribuojë, familjeve tuaja, ju banonërve të kësaj ane.

Kënaqësi të dëgjoj që do të punësohen 1 mijë punëtorë, janë vende pune prestigjoze me paga të mira, konsiderohet një punë e privilegjuar. Do vijë dita që do e lus kryeministrin ta shohë këtë aeroport edhe nga brenda. Kam qenë pak i përkëdhelur më dhënë më shumë liri dhe autonomi në implementimin e kësaj vepre. Mund të ketë edhe mangësi, por janë për tu eleminuar, do shohim një vepër që nuk është parë në rajon.

Do të jetë aeroporti më i bukur në rajon. Unë e di që një njeriu që e do punën e vet, i pëlqejnë gjërat e bukura. Të jetë ky aeroport si një trashëgimi. Ky aeroport ka tërhequr vëmendjen time, kam fjet dhe jam zgjuar me të. Kam marrë kritika ndoshta për shtyrjen e afateve pork y aeroport do të jetë shumë funksional një aeroport për të cilën kryeministri ynë do të mburret ky ka qenë qëllimi. Falenderoj edhe zv/kryeministren që ka qenë shumë rigoroze me ne.

Ka telefonuar, ka gjetur edhe njerëz të punishteve tona, që as vetë nuk i njoh kush janë. Kjo bëhet vetëm për shkak të dëshirës shumë të madhe për punë dhe sot po e shohim ky ndodhet Shqipëria. Është fat që jetoj në këtë periudhë, nuk jam qytetar vetëm i Kosovës por edhe i Shqipërisë, ju them se vetëm dëshira e madhe dhe dashuria e madhe ndaj punës, për të ndryshuar e bën këtë. Sot mburrem me atë ku shkoj që më flasin për hapat gjigande që Shqipëria ka bërë në 10 vitet e fundit. Shqipëria ju them me plot përgjegjësi ka nevojë për liderë të tillë, dasht Zoti edhe më tutje të punojmë në projekte madhështore.”- tha ai.