Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa gjatë një vizite në Sarajevë më 13 maj, shprehu shqetësim për siç i quajti ai veprimet ndarëse të Republikës Sërpska”, duke i cilësuar si kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Bosnjë e Hercegovinës.
“Erdha në Sarajevë për të përcjellë një mesazh shqetësimi për lëvizjet ndarëse në Republikën Sërpska,” deklaroi Costa, duke theksuar se tensionet politike po pengojnë bashkëpunimin e brendshëm dhe përparimin në rrugën evropiane. Ai bëri thirrje për uljen e tensioneve dhe për një angazhim të sinqertë të liderëve politikë drejt reformave.
Costa rikujtoi se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar ndaj së ardhmes evropiane të Bosnjë e Hercegovinës dhe u shpreh i zhgënjyer që, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku vend ende nuk përfiton nga fondet e Planit të Rritjes.