Ambasada amerikane ka shpërndarë mesazhin e zv. presidentit të SHBA, J.D. Vance në profilin e saj zyrtar këtë të premte.
Ai thekson se demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi, ku shton se ose i përmbahesh këtij parimi ose jo.

“Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi. Nuk ka vend për pengesa. Ose i përmbahesh këtij parimi, ose jo.” – Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance”, shkruhet në mesazhin e Vance.