Presidenti rus Vladimir Putin mund ta takojë ukrainasin Zelenski por vetëm nëse disa marrëveshje të caktuara do të arrihen më parë. Këtë e tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, por megjithatë pa e specifikuar se çfarë marrëveshjesh do të kërkohen konkretisht.
Putin dhe Zelenski nuk janë takuar së bashku që prej dhjetorit të vitit 2019. Presidenti Ukrainas e sfidoi homologun rus të takoheshin në Turqi këtë javë, por në vend të kësaj, Putin dërgoi atje një delegacion bashkëpunëtorët jo të nivelit të lartë.
Kievi pretendon se ka ngritur ne Stamboll çështjen e një takimi mes Putin dhe Zelenskit. Peskov bëri të ditur se Moska e konsideronte të mundur një përballje të tillë por vetëm si rezultat i punës mes dy palëve për të arritur rezultate të caktuara në formën e ujdive.
“Në të njëjtën kohë kur firmosen dokumente për të cilat delegacionet kanë rënë dakord, për në është thelbësore se kush saktësisht do ti firmosë këto dokumente në anën Ukrainase”, tha Peskov pa detajuar pretendimin. Putin e ka sfiduar vazhdimisht legjitimitetin e Zelenskit si president pasi mandati i tij në detyrë ka skaduar vitin e kaluar.