Ndërkohë që po zhvillohet protesta e opozitës, disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë refuzuar të flasin për kamerën e Euronews Albania ndërkohë që media ka shkuar për të pasqyruar protestën. Është e paprecedentë ndërkohë që shkon për të pasqyryar një protestë të tyre, për të ngritur edhe shqetësimet që demkratët kanë, gazetarët sulmohen nga eksponent politik dhe pjesëmarrës në protestë.
I pari ishte deputeti demokrat Edi Paloka i cili i kërkoi gazetares Sara Demushi të mos e intervistojë, e madje i kërkoi asaj largimin e kamerës. Pas tij në mënyrë të ngjashme reagoi edhe Aldo Bumçi i cili u shpreh se nuk u pyet nëse donte të fliste për Euronews Albania, ndaj nuk pranoi të fliste.
Pas reagimeve të tyre, situata u tensionua dhe disa pjesëmarrës në protestë tentuan të mbulonin pamjen e kamerës së Euroneës albania, e madje kanë ofenduar gazetaren e cila u është afruar për të kuptuar e për të bërë mediatike shqetësimet e tyre.
Gjithashtu Klevis Balliu ka pasur një qasje jo pozitive ndaj gazetares Sara Demushi, duke i thënë se mund të qëndrojë në protestë por nuk mund të prekë qytetarët, ndërkohë që pjesëmarrësit në protestë kanë qenë ata të cilët kanë kërkuar largimin e kamerave.