FBI-ja ka urdhëruar agjentët e saj të përqendrohen më shumë në zbatimin e ligjit për imigracionin dhe më pak në krimet e punonjësve të administratës, thanë për Reuters katër burime të njohura me çështjen.
Ky ndryshim i politikës vjen pasi Departamenti i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit Donald Trump, lëshoi udhëzime të reja për rastet e punonjësve të “jakave të bardha” që duhet të kenë përparësi.
Në një sërë takimesh, agjentët e FBI-së morën udhëzime për të kaluar rreth një të tretën e kohës së tyre në luftën kundër imigracionit të paligjshëm, një përparësi kyçe për republikanët që që nga janari, kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, ka qenë në qendër të politikës së tij.
Për më tepër, ata u informuan se hetimet për krimet e jakave të bardha do të kenë një prioritet shumë më të ulët për pjesën tjetër të vitit 2025, sipas burimeve, të cilat folën në kushte anonimiteti.
Agjencia e lajmeve Reuters vëren se nuk mundi të verifikonte nëse këto urdhra do të prekin të gjithë shërbimin dhe zyra e FBI-së në të gjithë vendin.
Një zëdhënëse e FBI-së nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.
Po ashtu, dje, Matthew Galetti, zyrtari i Departamentit të Drejtësisë përgjegjës për ndjekjen penale të krimeve, lëshoi udhëzime të reja për prokurorët, duke kufizuar hetimet në rastet e krimeve të jakave të bardha. Këto krime, që janë ndjekur me ashpërsi tradicionale, përfshijnë korrupsionin, ryshfetet ndërkombëtare, praktikat kleptokratike dhe ushtrimin e ndikimit të padrejtë.
Sipas memorandumit të tij, theksi tani duhet të vihet te rastet e mashtrimit ndaj institucioneve të sigurimeve shëndetësore dhe kujdesit shëndetësor, doganave, mashtrimit financiar, veçanërisht atyre që përfshijnë “organizatave kineze të pastrimit të parave” dhe financimin e “terrorizmit”. Kjo kategori përfshin gjithashtu kartelet e drogës dhe bandat ndërkombëtare. Për më tepër, theksi do të vihet gjithashtu te rastet që përfshijnë shkeljen e sanksioneve. Në mënyrë më të gjerë, direktiva e re thekson se prokurorët duhet të sigurohen që çështjet të jenë “të denja” për ndjekje penale nga agjencitë federale të zbatimit të ligjit.