Sali Berisha në dalje për mediat “shkëlqeu” me aritmetikën e tij, kur tha se Partia Demokratike fitoi 82 mandate, por se Partia Socialiste ia vodhi 30 të tilla.

“Zgjedhjet që u sunduan nga vrasës, serialë killer, trafikantë, dhunues, përdhunues. Zgjedhjet e 11 majit u karakterizuar nga blerja publike masive. Punësimi, punë për votë, u aplikua masivisht në këto zgjedhje, sistemi kriminal i patronazhistëve i futur në strofull ose rreth qendrave të votimit ishte një polici terroriste ndaj zgjedhësve shqiptarë.”, tha Berisha.