Berati i dhuroi një surprizë kryeministrit Edi Rama i cili po mbante fjalën e tij në takim me banorët e këtij qyteti. Teksa Rama po fliste në qiell shfaqet një parashutë në të cilën shkruhej Partia Socialiste.

Parashuta u afrua pranë vendit ku po mbahej takimi teksa Rama ngriti kokën dhe komentoi “surprizën”. Ai u shpreh se parashutisti është Alket Islami dhe se nga viti 1991 e sheh Shqipërinë nga lart. Rama shtoi se Islami është një mbështetës i PS-së dhe zbuloi bisedat me të. Sipa tij ai i dëegon shpesh foto nga Shqipëria.

“Ky është Alket Islami, ky është prova e sigurt e ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur, se Alketi ka që në ’91 që e sheh Shqipërinë nga lart dhe, duke e parë Shqipërinë nga lart, është bërë një mbështetës i paepur i Partisë Socialiste. Edhe më çon mua herë pas here foto nga lart dhe më thotë: “A sikur t’i merrja ca nga këta që thonë për Shqipërinë që s’ka ecur para, që ta shohin sesi ka ndryshuar në mënyrë marramendëse,” tha ai.