Të dielën që lamë pas qytetarët shqiptarë ushtruan të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.
Por jo të gjithë janë treguar të kujdesshëm për ta çuar votën te partia apo kandidatët, që gjendeshin në fletën e votimit.
Një rast i tillë ka ndodhur në Elbasan. Një votues nuk ka zgjedhur asnjë parti në fletën e votimit, por mbi të ka preferuar të shpalosë hobin dhe simpatinë e tij për futbollin.
“Forca Real Madrid! Fitore”, shkruhet në fletën e votimit. Duket se votuesi në Elbasan ka patur mendjen te përballja Barcelona-Real Madrid, sfidë kjo që u luajt më 11 maj. Pavarësisht urimit për fitore nga ana e tifozit, “Los Blancos” u mundën në shifrat 4:3 nga “Katalanasit”