Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë emisionit pati një debat mes tij dhe analistëve për votën e diasporës dhe parregullësive që pretendon opozita në menaxhimin e procesit.

Blendi Klosi: Vota e diasporës pati kosto shumë të madhe. Shumë nga kleçkat ishin sipas kërkesave të opozitës, për të garantuar paprekshmërinë. Vota vajti në të gjithë botën në mënyrë perfekte dhe u kthye po kështu. Tani, kjo pjesa e votës dihet që gjithësecilit do ti shkonte në shtëpi.

Andi Bushati: Në Greqi vajti te lojërat e fatit. Nuk them për Londrën, Italinë, procesi formal u krye normalisht. Por Greqia ka qenë masakër.

Blendi Klosi: Sepse mënyra si funksionon shteti anglez është më i mirë se shteti grek që pati problem me menaxhimin. Ne si PS u ankuam dhe patëm vërejtjet tona për vonesat.

Andi Tela: Është çështja që u delegua te dy kompani të tjera. Thirreshin njerëzit atje…

Blendi Klosi: Edhe DHL-në e ka blerë Edi Rama? Këtu çfarë nuk thuhet. DHL ka mënyrën e vet të funksionimit, garancinë e vet. Nuk do Berisha të besojë te DHL, c’të them unë… Vota e diasporës, grantoi atë që ndodhi në tokë, kjo diferencë ndodhi edhe në ajër. Janë njerëz të lirë.

Andi Bushati: Po them, këta nuk kanë faj, por votimi i Greqisë ishte dështim spektakolar, po mbrojtët dhe këtë, atëherë ka problem. Dështoi.

Blendi Klosi: Para dy vitesh, në 2023, u bë komisioni për votën e diasporës. Dy vjet PD nuk mori pjesë se nuk donin Alibeajn. Derisa dështoi. U ndërtua konsensusi në ditën e fundit. Ata erdhën dhe bënë konsensusin dhe deri ditën e fundit nuk jepnin dakordësinë, jo kështu dhe jo ashtu…

Nëse do të bëheshin punët, mund të testohej sistemi, DHL e me radhë, do të ishte sistem i baraz-pranuar. Do të kishim rezultat të pakontestuar. Dy vjet nuk u morën me këtë punë. Nuk pranonin të hynin në komisione.

Andi Bushati: Dakord e prishën këta të PD.