Kryeministri Edi Rama, nga Librazhdi deklaroi se shumica e shqiptarëve mbështesin PS, për një mandat të katërt qeverisës.
Rama u shpreh se vendi po shkon në drejtimin e duhur dhe se ekonomia po përmirësohet.
“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, çdo shqiptar që ka të drejtën e votës, edhe pse akoma mund të jetë ngurrues, të bindet që në 11 maj duhet të na bashkohen. Shumica e shqiptarëve e dinë shumë mirë çfarë do bëjnë më 11 maj, që vendi po shkon në drejtimin e duhur, që ekonomia po përmirësohet. Të gjitha ato që presim dhe vijnë, duke u mbështetur te njëri-tjetri dhe te Partia Socialiste”, theksoi ai.
