Mbërriti në parkun Olimpik pakoja e fundit nga votat e Diasporës, ku qytetarët kanë shprehur preferencën politike. Janë 100 zarfet e fundit dhe kemi 191,837 vota të ardhura nga Diaspora, ku 52,938 vota janë të Greqisë, mbi 72 mijë janë të Italisë. Ndërkohë sipas rregullores, paralelisht me kutitë sipas qarqeve në vend do të hapen dhe ato të Diasporës sipas qarqeve.

Numri i pjesëmarrësve në Tiranë deri në këto momente janë 291,344 votues që kanë shprehur preferencën e tyre deri në orën 18. Kemi në total 41,1 për qind të totalit të pjesëmarrësve.