Dashi
Fale ndikimit te Neptunit edhe sot jeta juaj në çift do të rrethohet nga problemet dhe ndryshimet e humorit. Gjithsesi, Jupiteri do iu ndihmojë që në mbrëmje te reflektoni me mire. Nga ana tjetër, mjedisi yjor parashikon një ditë intensive për beqaret. Do jeni sensuale dhe sentimentale. Dite e përshtatshme për të kryer operacione financiare interesante. Do e keni të qartë strategjinë drejt rritjes së buxhetit.
Demi
Sentimentalizmat në çift do jenë të shumta, por xhelozia do jetë më e madhe se zakonisht dhe rrezikon të shkaktojë dëme të mëdha. Beni shume kujdes me ato qe do thoni! Beqaret edhe vetëm me një shikim do tërheqin vëmendjen e seksit te kundërt. Do filloni beteja pak të vështira, por me sukses. Nëse shpenzoni pa para sa keni ne xhep do rrezikoni furtuna ne planin financiar.
Binjakët
Të frymëzuar nga Jupiteri, ju do e rregulloni sjelljen e kohëve te fundit vetëm e vetëm për të vendosur harmoninë në cift. Vendin e debateve dhe konflikteve do e zere bashkëpunimi dhe dialogu. Përfitoni! Beqaret do kenë një ditë jashtëzakonisht romantike. Pritet nje lidhje serioze dhe e bukur. Financat do jene goxha të mira dhe do vazhdojnë te rriten nëse nuk shpenzoni me sy mbyllur.
Gaforrja
Në përgjithesi marrëdhënia me partnerin do jetë e mirë sot. Mundohuni te jeni sa me objektive qe te mos keni asnjë mosmarrëveshje. Ju mundeni! Beqarët do shpenzojnë jashtëzakonisht për veshje në mënyrë që të bien në sy. Fatkëqësisht mundi do iu ikë kot. Tregojeni mirësinë që keni në shpirt herë tjetër dhe do dilni të fituar. Situata financiare nuk do ketë probleme të mëdha. Qetësohuni!
Luani
Ne vend qe te luani si macja me miun me atë që keni ne krah, qetësohuni dhe diskutoni. Një pjesë e cifteve do i besojnë me tepër partnerit dhe nuk do lejojnë tensionin të behet pjese e tyre. Beqaret do vazhojne edhe sot te kene kete status. Nese nuk hiqni turpin kjo situatë nuk do ndryshoje shpejt. Buxheti do jetë stabilizuar por për cdo shpenzime mendohuni mire para se ta bëni.
Virgjëresha
Ju çifte duhet të përgatiteni sot të shijoni momente të mrekullueshme të cilat dojene dhurate nga yjet. Do e forconi me tepër bashkëpunimin dhe besimi tek njeri-tjetri. Edhe beqaret do mund të kenë përvoja të këndshme te cilat shume shpejt mund te kthehen ne dashuri të vërteta. Fati do jete ne anët tuaj ne planin financiar por ju do keni tendence te bëni shpenzime marramendëse. Kujdes!
Peshorja
Nëse keni kohë qe jeni në një lidhje, nuk do tundoheni fare nga aventurat por do i kushtoni gjithë kohen e duhur atij qe keni ne krah. Do jepni dhe do merrni mjaft kënaqësi sot. Beqaret do kene flirte dhe emocione por ende nuk do gjejnëe prinin e tyre të kaltër. Largoni sa te mundni dëshirën e shfrenuar për të bërë shpenzime ne mënyrë që situata financiare mos ketë probleme.
Akrepi
Beqare, Marsi do iu japë sot mundësi te shumta për të takuar personin e duhur. Qëndroni të vëmendshëm dhe bëjini sytë katër. Pasioni do te rritet ne jetën sentimentale te çifteve. Planetët do iu mbrojnë nga çdo problem dhe konflikt. Jetojeni qetesisht këtë të martë pa menduar cfarë do ndodhe nesër. Në planin financiar nuk do ketë ndryshime të mëdha te esituatës që është krijuar.
Shigjetari
Nen influencën e Merkurit dhe Neptunit do jeni shume të qetë në jetën tuaj sentimentale por sharmi nuk do iu mungoje. Ju beqare duhet te jeni me te rezervuar dhe te mos hapeni shume me personat qe sapo do takoni. Mbani distanca derisa t’i njihni me mire. Plenetët do iu bëjnë të merreni me seriozisht me menaxhimin e financave. Do e stabilizoni buxhetin dhe do ndiheni me mire.
Bricjapi
Ne parim kjo dite do jete e qete për të dashuruarit. Nga ana tjetër duhet të bëni shume kujdes nga efektet perverse te Venusit qe mund t’iu bejne me kritike sesa duhet. Gjithçka mund te shkoje në disfavori tuaj po nuk u treguat te vemendshem. Sensuale dhe sharmante, ju beqare do keni gjithcka për të bërë për vetë atë që doni. Situate e shkëlqyer financiare. Përfitoni sa të mundni!
Ujori
Jeta sentimentale e çifteve nuk do jete shume e qarte dhe do kenë keqkuptime te shumta me partnerin. Gjithsesi Urani do jape mbëeshtetjen e tij në mënyrë qe situata te qartësohet sa me shpejt. Beqaret duhet te tregohen me te hapur ndaj takimeve me seksin tjetër qe te gjejnë dashurinë. Ka mundësi që të keni rritje të papritura te financave dhe situata të përmirësohet ndjeshëm.
Peshqit
Jeta juaj në cift mund te kaloje një ditë delikate sot, te mbushur me konflikte dhe debate. Mundohuni të qetësoni veten sepse situata mund të përkqesohet më shumë sesa ju mendonit. Një takim ka mundësi të vijë për beqaret. Hidhini hapat një nga një pa u nxituar ne menyrë që të përjetoni më shumë kënaqësi. Tregoni maturi me financat dhe nuk do keni asnjë problem me to.