Izraeli do të ndihmojë ushtarakisht Greqinë në zhvillimin e sistemit të mbrojtjes ajrore, por do të shfrytëzojë edhe hapësirën e saj për veprime dhe operacione të ndryshme. Në një intervistë për “Kathimerini”, kreu i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Mbrojtjen në Ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit, gjeneral brigade në pension Yair Kulas, pranon se bashkëpunimi mes të dy vendeve është në nivelet më të larta.
Kulas pranon se Greqia dhe Izraeli do të zhvillojnë kapacitete të përbashkëta mbrojtjeje nisur edhe nga përvoja e Izraelit në luftimet e dy viteve të fundit. Kulas po ashtu ka pranuar se Izraeli është duke përpunuar mënyra të reja të interceptimit të rrezikut me kosto të ulët që nuk përkon me parimet operative të sistemit “Iron Dome” duke ndjekur përherë idenë e ekonomizimit.

Lidhur me bashkëpunimin me Greqinë, zyrtari izraelit ka vënë në dukje se Izraeli pranon rregullat e NATO-s në këtë fushë duke nënvizuar se TelAvivi do të testojë sistemet e reja në poligonet greke. Bashkëpunimi vjen në kuadër të antagonizmit të shtuar në Mesdheun Lindor mes Greqisë dhe Turqisë, por edhe Turqisë dhe Izraelit çka ka diktuar organizime të reja gjeopolitike.