Kryeministri izraelit Benjamin Natanyahu ka zhvilluar një konferencë për mediat ku është fokusuar te disa çështje, së pasi te situata në Gaza, grupi terrorist i Hamasit dhe Irani. Netanyahu ka thënë se Izraeli ka një qëllim të qartë dhe synimi i tij është të mposhtë Hamasi, duke u shprehur se kanë edhe një plan shumë të organizuar. Po ashtu ka nënvizuar se Izraeli është i hapur për armëpushim të përkohshëm dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.
Ai thotë se 20 pengje të marra nga Hamasi në sulmet e 7 tetorit 2023 besohet se janë gjallë dhe deri në 30 të tjerë kanë vdekur.
Ndër të tjera e ka cilësuar Iranin ende një “kërcënim të madh”, për Izraelin.
“Në koordinim të plotë me SHBA-në – Izraeli shpreson të arrijë një marrëveshje që do ta parandalojë Iranin të pajiset me armë bërthamore”, ka thënë ai.
Netanyahu më tej i ndalur te situata në Gaza, tha se “në fund” Rripi i Gazës në tërësi do të jetë nën kontrollin e sigurisë izraelite dhe se Hamasi do të mposhtet.
Ai thekson gjithashtu nevojën për të parandaluar një krizë humanitare dhe më pas zbulon një plan me tre faza për dërgimin e ndihmave në Gaza.
Kjo përfshin dërgimin e ndihmave bazë në Rrip, hapjen e pikave të shpërndarjes së ushqimit nga kompanitë amerikane të siguruara nga ushtria izraelite dhe krijimin e një zone për të mbrojtur civilët pas marrjes së kontrollit të sigurisë në Gaza.