Ushtria izraelite ka thënë se ka kapur një raketë të lëshuar nga rebelët Houthi të Jemenit, të dielën. Raketa ka shkaktuar sirena sulmi ajror në Jerusalem dhe në zona të tjera. Nuk ka pasur raportime të menjëhershme për viktima apo dëme, raporton AP.

Houthitë e mbështetur nga Irani kanë kryer sulme të përsëritura me raketa që synojnë Izraelin si dhe anijet ndërkombëtare në Detin e Kuq, duke e arsyetuar këtë si një përgjigje ndaj ofensivës së Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Shumica e anijeve të targetuara nuk kishin asnjë lidhje me Izraelin apo konfliktin Shtetet e Bashkuara kanë ndalur një fushatë bombardimi ndëshkues kundër Houthive në fillim të këtij muaji, duke thënë se rebelët ishin zotuar të ndalonin sulmet ndaj anijeve. Ai armëpushim informal nuk përfshinte sulmet ndaj Izraelit.