Rei Manaj pritet të largohet nga Sivaspori.
Marrëdhënia e tij me trajnerin e ekipit është krisur dhe duket se vera do ta gjejë në një tjetër ekip. Interesimi për të nuk mungon.

“Fotospor”-i bën me dije se Samsunspori po shqyrton mundësinë për të bërë pjesë të grupit Rei Manajn. Ekipi në fjalë aktualisht renditet në vendin e 3-të në Superligën turke, me një pikë më shumë se sa Beshiktashi i vendit të 4-t.