Vetëm tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që në Prokurorinë e rretheve kanë mbërritur mbi 44 kallëzime për krime zgjedhore.
Të paktën 20 prej tyre kanë elementë të veprës penale. Prokuroria që mban numrin më të lartë të kallzimeve është ajo e Lezhës, më pas rankohet ajo e Tiranës dhe Elbasanit. Lezha ka 9 kallëzime, Tirana ka rreth 7 kallëzime, ndërsa Elbasani 5 kallëzime. Dje SPAK bëri me dije se janë 115 kallzime të depozituara ku 32 janë të proceduara ndërkohë vijojnë hetimet e mëtejshme.

