Të shumtë janë emigrantët që po kthehen në vendlindje për të ngritur sipërmarrjet e tyre.

Një prej tyre është edhe Katerina, një sportiste dhe trajnere e talentuar, e cila ka vendosur të kthehet nga Greqia dhe të hapë një palestër sportive në Korçë.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ndau sot në rrjetet sociale shembullin e Katerinës, e cila tregon se kthimi në Shqipëri është zgjedhja e duhur.

E lindur dhe e rritur në Greqi ku ka kryer edhe studimet, Katerina vendosi të kthehet në Shqipëri, ku hapi edhe palestrën e saj sportive në Korçë.

Katerina tregon se në tetor 2024 ajo hapi palestrën e saj në Korçë, ku aktivizohen fëmijë të të gjitha moshave.

“Gjithmonë doja të kthehesha në Shqipëri. Më pëlqen shumë këtu ku kam origjinën time. Atje kam punuar në një palestër por mendoj se është më mirë këtu”, thotë ajo.

Për Katerinën largimi nga Greqia ishte i vështirë, pasi ajo lindi dhe u rrit andej, por sipas saj, kthimi në vendin e origjinës ishte zgjedhja e duhur.

“Kur do të bësh një gjë kaq të mirë për veten tënde dhe do të zhvillohesh kjo është gjëja e duhur”, shprehet ajo.